Pikërisht në momentin kur të gjithë menduan se Tom Cruise kishte arritur triumfin e tij më të madh kinematografik të mundshëm me suksesin e vazhdimit të Top Gun, ylli 60-vjeçar i Hollywood-it ka rezervuar për fansat një tjetër një surprizë.
Sipas asaj që bëhet me dije nga mediat e huaja aktori ka bashkëpunuar me regjisorin Doug Liman, për një film që përfshin xhirimet në hapësirë, e cila u prezantua si ide në vitin 2020 përpara se të shpërthejë pandemia Covid-19.
Cruise dhe Liman thuhet se kanë kontaktuar me “Universal Filmed Entertainment Group” për një ide për një raketë që do ta dërgojë aktorin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Tom Cruise ka bërë pothuajse çdo marifet të mundshëm në Tokë dhe hapësira është e radhës në listë.
Unë mendoj se Tom Cruise po na çon në hapësirë, ai po e çon botën në hapësirë. Ky është plani. Ne kemi një projekt të madh në zhvillim me Tomin.
Kështu tha presidentja e UFEG Donna Langley për BBC News.
Langley zbuloi se pjesa më e madhe e filmit do të xhirohet në tokë, duke kulmuar me personazhin që shkon në hapësirë për të shpëtuar ditën, duke shtuar se shpreson se Cruise do të bëhet civili i parë që do të bëjë një shëtitje në hapësirë nga stacioni hapësinor.



