Shkon në katër numri i viktimave nga atentati në Shkodër, humb jetën në spital dhe i plagosuri

Shkon në katër numri i viktimave nga atentati në Shkodër, humb jetën në spital dhe i plagosuri

Shkon në katër numri i viktimave të atentatit të ndodhur në 30 tetor në Shkodër.

Policia thotë se në vijim të ngjarjes së ndodhur në aksin  rrugor Shkodër-Koplik, në Dobraç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe Bashkim Basha, 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Në atentatin me breshëri kallashnikovi, mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha, e cila po udhëtonte me biçikletë me të shoqin Bashmim Basha, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Çifti i bashkëshortëve u mor përpara në makinën në të cilën ndodhej Lici dhe i plagosur mbeti Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Shkodrës, i cili humbi jetën në spital.

Ibrahim Lici është një person i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare i akuzuar për një sërë vrasjesh në Shkodër.

Për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, policia tha se nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati, u gjetën 3 armë zjarri pistoleta. Ndërkohë shërbimet e policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe dy armë zjarri automatike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy