PD për hapjen e Kazinove: Rama po gropos vendin, përfiton me oligarkët

PD për hapjen e Kazinove: Rama po gropos vendin, përfiton me oligarkët

Vendimi për hapjen e kazinove nga qeveria ka sjellë një reagim të ashpër nga Partia Demokratike nëpërmjet Dorian Telitit i cili thotë se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të ndihmojë bizneset që po falimentojnë por të përfitojë bashkë me oligarkët.

Ish-deputeti më tej deklaron se ky hap është në funksion të groposjes së Shqipërisë edhe më shumë në vorbullën e parave të pista. Ndër të tjera Teliti shton se pavarësisht se BE e ka futur vendin në listën gri të pastrimi të parave të pista, Rama po rikthen kazinotë në zemër të vendit duke mos mbajtur asnjë premtim të dhënë.

"Plot dy vjet më parë, nga foltorja e Parlamentit të deligjitimuar, KM deklaronte: ...kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet me 5 yje, ASNJË LËSHIM NË ASNJË HAPËSIRË TJETËR. Dhe si çdo premtim i Edi Ramës, edhe ky u tret në pluhurin e harresës dhe të interesave të oligarkëve të tij. Sot, dy vjet më vonë, ndonëse në një kohë që BE ka futur Shqipërinë në listën gri për pastrimin e parave dhe ka nënvizuar lojërat e fatit si një nga mënyrat se si pastrohen paratë, Rama në nxitim e sipër, në muajt e fundit të qeverisjes së tij agonike, rikthen në lojë kazinotë në zemër të Shqipërisë, në qendrën historike të Tiranës. Nuk mendojnë as edhe një sekondë si të ndihmojnë mijëra bizneset që po falimentojnë, apo si të mbështesin sadopak qindra mijëra njerëz që kanë humbur vendin e punës dhe sot vuajnë për bukën e gojës, por çdo gjë në funksion të groposjes së Shqipërisë edhe më shumë në vorbullën e parave të pista, me të njëjtët dhe për të njëjtët që dje u hoqi TVSH-në për jahtet, dhe u uli e qeranë e pronave shtetërore. Deri në ditët e fundit qeveria më e dështuar dhe e korruptuar në rajon e më gjerë, punon për të njëjtët grusht klientësh, por asnjëherë për shqiptarët. Koha t'i japim fund kësaj zhvatjeje të xhepave të njerëzve dhe pasurive publike", shkruan Teliti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy