Moti në një javë/ Gjoni: Sot e nesër reshje të dobëta shiu, të shtunën rikthehen shirat në të gjithë territorin (VIDEO)

Moti në një javë/ Gjoni: Sot e nesër reshje të dobëta shiu, të shtunën rikthehen shirat në të gjithë territorin (VIDEO)

Metereologia Anira Gjoni në një komunikim për “MCN live”, solli parashikimin e motit për javën që hymë.

Ajo shprehet se java do të karakterizohet me reshje të dobëta lokale shiu për tu rikthyer nga dita e shtunë, shirat mesatare në tërë territorin e vendit.  

Ditën e sotme dhe të nesërme presim që të vazhdojnë reshjet lokale të shiut k, të dobëta, kryesisht ne veri dhe juglindje do të vijojnë në formën e dëborës, por do të jene lokal dhe nuk priten që të jenë problematika.

Dita e nesërme sjell edhe ndërprerjen e këtyre reshjeve për tu rikthyer te shtunë ku presim që të kemi reshje shiu në të gjithë territorin që do të jenë më intensitete mestarë.

Sipas meteorologes Gjoni, pritet që gjatë javës në vazhdim, temperaturat ditore të pësojnë ulje me 1 dhe 2 °C.

Por nëse qëndrojmë në ditët në vazhdim do të kemi një ulje të temperaturat prej 2 °C si të vlerave minimale dhe atyre maksimale të ditës, nuk shohim problematika sa i takon motit gjatë kësaj jave.

Temperaturat për ditën e mërkurë, presim që minimalet në bregdet të shënojnë 10°C dhe maksimalet të shkojnë deri në 14°C, në zonat e ulëta, min, 6 °C, maksimale deri në 13, ndërsa në zonat malore, presim që minimalet të shënojnë 0°C dhe maksimalet ditore deri në 7°C.

Të enjten dhe premten do të ketë një rënie të temperaturave me 1 dhe 2 °C kur temperaturat do të jenë edhe me të ulëta.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy