Vdekja e dy ukrainaseve në shtëpinë ku jetonin me qira në Tiranë, çfarë deklaroi shoqja e tyre

Vdekja e dy ukrainaseve në shtëpinë ku jetonin me qira në Tiranë, çfarë deklaroi shoqja e tyre

Trupat e pajeta të dy ukrainaseve që u gjetën të vdekura një ditë më parë në banesën ku jetonin me qira, janë zbuluar nga shoqja e tyre e dhomës.

Gazetari Besmir Pula dha detaje të reja për edicionin e lajmeve në MCN TV, kur tha se bazuar në dëshminë e shoqes së dhomës së Antonina Kozachenko, 25 vjeçe dhe Anastasia Lopokhova, 40 vjeçe, rezulton se viktimat kishin konsumuar alkool në një lokal në kryeqytet para se të ktheheshin në banesë.

Kur janë kthyer në banesë kanë konsumuar medikamente me përmbajtje lënde narkotike, kanë përdorur Xanax dhe një medikament tjetër të quajtur Tramadol.

Personi kyç në këtë ngjarje ka treguar se nuk ishte hera e parë që shoqet e saj përdornin këto dy medikamente.

Në dëshminë e dhënë në polici ajo ka thënë se ka qenë në gjumë dhe pasi është zgjuar nga gjumi i ka gjetur pa jetë.

Dëshmia e saj është kyçe, ndërsa policia mbështet hetimin se dy shtetaset kanë ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.

Kur ka gjetur dy trupat e pajetë ka njoftuar policinë.

Nga verifikimet e kryera rezulton dy viktimat kanë hyrë në vendin tonë në 1 maj, ndërsa shoqja që është marrë në pyetje kishte të paktën dy muaj që banonte në vendin tonë.

Lidhur me punën që bënin në Shqipëri, ajo ka thënë se kanë ardhur si turiste.

Mirëpo grupi hetimor ka dyshime të arsyeshme se ushtronin prostitucion në vendin tonë, nisur nga zbërthimi i celularëve dhe provave që kanë gjetur në banesë.

Ekspertiza ka qenë në vendngjarje, ndërkohë që pritet hetim më i thelluar, pas rezultatit të autopsisë.

Banorët e zonës nuk kishin informacione mbi viktimat, për shkak të frekuentimit të dendur që ka zona.

Ndërkohë tre ditë më parë dëshmia një farmacisti në zonën e 21 Dhjetorit, ka thënë se dy shtetaset ukrainase e kanë kafshuar pasi nuk iu kanë dhënë medikamentin e Xanax.

Por komisariati nr.2 nuk i ka identifikuar dot për shkak se ishin shtetase të huaja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy