Porti turistik i Durrësit, Sejamini: Është projekt për ndërtim pallatesh, deri në 2035 s'do të ketë marinë

Porti turistik i Durrësit, Sejamini: Është projekt për ndërtim pallatesh, deri në 2035 s'do të ketë marinë

Gazetari Neritan Sejamini deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit“ se projekti për Portin e Durrësit është një projekt ndërtimor pasi është planifikuar të ndërtohen, pallate, hotele dhe qendra tregtare, ndërkohë që porti turistik do të jetë shumë i vogël. Duke vijuar shpjegimin e tij, Sejamini tha se Porti është parashikuar të ndërtohet nga 2035-2045 dhe jo menjëherë.

Megjithëse ky projekt është quajtur porti turistik e Durrësit, pjesa e portit turistik është shumë i vogël. Çfarë ndërtohen. Është projekt 20 vjeçar. Në fazën e parë do ndërtohen 4 mijë apartament deri në 2030 s’ka marinë, nuk është parashikuar të ketë marinë. Do të ketë 1 hotel me 150 dhoma. Nga 2030-2043 do ndërtohen mbi 8 mijë apartamente dhe do ndërtohen dhe një marinë, Porti mund të ndërtohet nga 2035-2045. Porti është i vogël turistik dhe deri në atë periudhë çdo gjë tjetër janë pallate. Ky është quajtur me hile porti turistik i Durrësit, është ndërtim pallatesh. Ndërtohen pallate dhe pas  do kemi një port të vogël.

Është projekt ndërtimor, jo turistik. I gjithë projekti do kushtojë 2 miliard euro. Kostoja e marinës është më e vogla. 80 milionë euro do investohen nga ai që quhet investitori i madh, 80 milionë euro do merren kredi. 2.2 miliardë euro do të vijnë nga shitja e apartamenteve. Investitori do përgatisë tokën, dhe më pas do shesë apartamente pa i shitur fare. Në thelb kemi 94% e kostos do vijë nga shitja e apartamenteve. Në thelb s’kemi të bëjmë me investim të huaj po me një të huaj që po përdoret për një projekt shqiptar.

Formula e financimit është formula tipike e ndërtimit në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy