Vlorë, sekuestrohen 22 kg kanabis, dy në kërkim

Vlorë, sekuestrohen 22 kg kanabis, dy në kërkim

Një sasi prej 22.3 kg drogë e llojit marijuanë u sekuestrua në Vlorë gjatë orëve të fundit. Sipas policisë, lënda narkotike është sekuestruar në dy raste.

Në kuadër të masave të marra për kontrollin e territorit, ambienteve të pabanuara, automjeteve, etj, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike, policia ka konstatuar dy raste të tjera gjatë kontrolleve që ka ushtruar në lagjen ''24 Maj'' dhe gjatë kontrolleve që iu ushtrohet automjeteve të cilat kalojnë pikat kufitare të kufirit.

Shërbimet e Seksionit të Policisë për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë konstatuar në lagjen ''24 Maji'', në një banesë të pabanuar në pronësi të shtetasit P.S., 49 vjeç, banues në Kuçovë, një sasi prej 15 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Policia po vazhdon hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorit të cilit i përket kjo sasi lënde narkotike.

Po ashtu në Pikën e Kalimit Kufitar, të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Vlorë, gjatë një kontrolli që policia ka ushtruar në bagazhet e një mjeti (autobus), pasagjerësh, ka konstatuar brenda një valixheje një sasi prej 7 kilogramë e 300 gramë lënde narkotike Cannabis Sativa.

Nga hetimi paraprak i kryer prej specialistëve të hetimit, dyshohet i implikuar në këtë vepër penale, shtetasi V.Ll., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy