“Asnjë kafene apo restorant nuk do të ndërtohet në Parkun e Liqenit” kështu është shprehur Bashkia Tiranë këtë të enjte përmes një njoftimi për shtyp.
Duke iu përgjigjur akuzave të PD-së Bashkia sqaron se projekti parashikon vetëm ndërtimin e një parku lojrash për fëmijë dhe se gjatë ndërtimit të tij nuk do të dëmtohet asnjë pemë. Sipas Bashkisë opozita po pengon zhvillimin e mëtejshëm të kryeqytetit dhe po baltos çdo punë të këtij institucioni.



