Ambeli dhe Haxhiu: Mungojnë hapësirat dhe siguria për fëmijët. Drishti: Duhet t’i garantojë shteti

Ambeli dhe Haxhiu: Mungojnë hapësirat dhe siguria për fëmijët. Drishti: Duhet t’i garantojë shteti

Në studion e MCN Informacion, Brunilda Haxhiu, deputete e Partisë së Lirisë; Greta Ambeli, avokate; dhe Evans Drishti, mësues, ekspert për arsimin, diskutuan në lidhje me hapësirat që kanë qytetet për fëmijët, nisur nga aksidenti i një jave më parë në Durrës. Ambeli tha se hapësirat publike mungojnë, Haxhiu u ndal te siguria e fëmijëve, ndërsa Drishti tha se garantimi i të dyjave është detyrë e shtetit.  

 

Greta Ambeli 

 

Ajo në Durrës ishte një ngjarje tragjike. Statistikat e tre muajve të fundit janë një bilanc lufte. Tirana kryeson me 143 aksidente. Ajo që ne konstatojmë përditë është mungesa totale e hapësirave publike për të gjithë ata që janë përdorues të rrugës. Është për të ardhur keq që jetojmë në një qytet kaotik. Mendoj që ky qytet ku ne po jetojmë nuk është ideuar aspak për fëmijët dhe përdoruesit e rrugës. Nuk duhen bërë reformat me tifozllëk. Ndodh diçka dhe pastaj bëhen reformat.

 

Brunilda Haxhiu

 

Si janë ndërtuar pallatet dhe çfarë prioritetesh kanë pasur bashkitë, këtë e dimë shumë mirë. Të gjitha hapësirat janë zënë nga pallatet. Është shumë e vështirë të gjenden hapësira për fëmijët. Propaganda është shumë e madhe. Por nuk ka shërbime dhe as siguri. Fëmijët pas shkolle nuk kanë ku të shkojnë. Nuk e kanë të gjithë mundësinë për të shkuar në aftër school. Është e rrezikshme të luajnë në lagje. Ka shumë prindër që i kanë mbyllur në shtëpi, u kanë dhënë një celular në dorë. Është vërtet shumë alarmante dhe po privohen fëmijët nga të drejtat e tyre. 

 

Evans Drishti

 

Duhej të ishte shpallur ditë zie kombëtare dita e varrimit të dy vogëlushëve. Vdekja e tyre ishte jo vetëm tragjike por edhe vdekje e shoqërisë tonë mbarë. Mungojnë qendrat kulturore, mungojnë hapësirat e sigurta. Këto nuk mund të krijohen nga familjarët por nga personat që janë përgjegjës për qytetin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy