
Stilistja me një stil të veçantë në kurimin dhe krijimin e veshjeve, Katerina Zoto nga Korça, erdhi me një rrëfim të karrierës dhe jetës së saj private.
Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Katerina, solli emocionet që po përjeton në pritjen e ëmbël dhe faktin se pse ju plotësua dëshira të ketë një vajzë.
Nuk kam qenë nga vajzat që medoemos kanë pritur të bëhen nënë sepse doja të sistemoja njëherë punën me radhë, mirëpo tani kur e provova thashë qenka shumë e bukur dhe do e provojë me radhë.
Ishte një fëmijë i planifikuar dhe ishte një lumturi e madhe dhe të gjitha gjërat na kanë ardhur siç i kemi dashur dhe ishte kënaqësi e madhe.
Unë doja një vajzë se them do ti bëj një fustan, e nxjerr në instagram, e shes fustanin dhe vajza e nxjerr ditën e punë që në fillim.
Me burrin si të dashur jemi prej 13 vitesh, fillimisht bëmë shtëpinë, punët mirë dhe i bëmë me radhë,
Prej se mora vesh se jam shtatzënë, kam filluar të punoj dyfish se pse paradite merrem me stilimet dhe në pjesën e paditës kam filluar të pres gjërat që vajzat e stafit tim ti bëjnë kur unë të mos jem dy javë pushim.
Unë jetoj me bashkëshortin dhe vëllain dhe të dy janë përkrahësit e mi më të mëdhenj.
Unë kam rënë në sy për stilin e të veshurit, që e vogël, kudo ku kam qenë por nuk mund të them se ishte një ëndërr. Më pëlqente tv, arti dhe në degët e përzgjedhjes së teknologjisë dhe e provova dhe doli, dhe ju futa më kokë.
Numri ‘13’ në jetën e saj përbën një rastësi të çuditshme.
Katerina thotë se në çdo aspekt atë dhe bashkëshortin e saj i ka ndjekur ky numër, teksa zgjodhi që në dasmën e saj të veçantë të vesh 13 fustane nusërie.
Në dasmën time kam vesh 13 fustane. Unë e kam dtl me 13, edhe bashkëshorti me 13. Hyrja e tij në jetën time ka hyrë shumë mbarë, jemi fejuar me 13 dhe ndoqëm këtë rutinë, u martuam me datë 13 dhe fëmija pas 13 vitesh ishte rastësi dhe rastësi ishte poashtu se kur shkuam te echo e parë doktori na thotë që në thotë nëse çdo gjë ecën mirë, fëmija prittë të vijë në datë 13, por që ishte një shtysë dhe na mbushi me energji të mirë.
Ishte ide e biznesit se s’mund të llogaritet një vajzë që ka emocion për të vesh fustanin e bardhë sesa 13 të tilla por që ishin çështje biznesi. Pati sukses dhe pati porositë, kam shitur disa nga të miat.



