Basha premton anulimin e moratoriumit të gjuetisë: Policë të korruptuar e shkelin përditë

Basha premton anulimin e moratoriumit të gjuetisë: Policë të korruptuar e shkelin përditë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, la premtuar anulimin e moratoriumit të gjuetisë gjatë një takimi paraditen e sotme në Vlorë. Basha akuzoi të majtën se ndaloi gjuetinë për të mos zbuluar plantacionet me kanabis.

“Dua ta mbyll me një premtim për një degë të veçantë të turizmit që ka të bëjë me gjuetinë. Gjuetia në asnjë vend nuk ndalohet por normohet dhe kontrollohet, ndalimi i gjuetisë ka pasur një qëllim, të hiqte sytë dhe veshët e gjuetarëve nga mbushja e maleve, kodrave dhe pyjeve të Shqipërisë me hashash. Unë i kam dhënë fjalën Kryesisë Kombëtare të Shoqatës së Gjuetarëve dhe dua këtu nga Vlora ta përsëris për cilindo se do të anulohet moratoriumi për gjuetinë. Ne do të normojmë sigurisht me norma europiane që kanë ekzistuar dhe më përpara dhe që do të zbatohen në mënyrë rigoroze gjuetinë jo vetëm për shqiptarët, por edhe si një degë të fuqishme të zhvillimit të turizmit. Sot policë të korruptuar marrin mijëra euro dhe vijnë gjuetarët nga Italia, e dini ju, dhe vrasin pa asnjë kriter.

Kjo do të marrë fund. Moratoriumi do anulohet, gjuetia do të lejojhet përsëri e normuar. Gjuetarët shqiptarë së bashku me policinë shqiptare, së bashku me të gjithë ata që përdorin habitatet e egra të vendit, të gjithë do të jemi bashkë për të ndaluar më të keqen e këtij vendi që është droga dhe krimi i lidhur me drogën”, tha ai.

Moratoriumi i gjuetisë u vendos në vitin 2014. Ai do të jetë në fuqi deri në vitin 2021.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy