Një konflikt i çastit ka përfunduar në mënyrë tragjike mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar, në rrugën “Pavarësia”, pranë Urës së Dajlanit.
Dy persona kanë mbetur të plagosur.
Babë e bir, Armando Baboçi (Gjini), 39 vjeç dhe Erald Gjini, 19 vjeç janë dërguar në spital, ku për shkak të plagëve të rënda i pari ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar 6 persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja vjen vetëm pak orë pasi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ftoi të gjithë ta shohin ftohtë situatën e kriminalitetit në vend, pasi sipas tij, ka periudha me ngjarje kriminale, por ato pasohen me periudha qetësie 2-3 mujore.



