Presionet e aleatit/ Merkel kërkon një samit europian për emigracionin

Presionet e aleatit/ Merkel kërkon një samit europian për emigracionin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kërkon një samit special mbi politikat e emigracionit, para mbledhjes së Këshillit të Europës këtë muaj, raporton gazeta “Bild”.

Kancelarja gjermane është nën presionin e ministrit të saj të Brendshëm bavarez, Horst Seehofer, për gjetjen e një kompromisi në lidhje me planin që ai ka propozuar për ndalimin e emigrantëve në kufijtë gjermanë. Partia e Merkelit e ka kundërshtuar këtë masë.

Merkel, e cila përsëriti të shtunën se kriza e refugjatëve kërkon një “zgjidhe europiane”, ka ftuar Greqinë, Italinë dhe Austrinë për të diskutuar mbi strategjitë e emigracionit.

Nuk është ende e qartë nëse Spanja ose ndonjë vend i Ballkanit do të jetë në këtë samit, që sipas “Bild” pritet të mbahet në fund të kësaj jave, më 23-24 qershor, vetëm pak ditë para mbledhjes së Këshillit të BE-së në Bruksel.

Aleati i Merkelit, Seehofer, i cili e ka refuzuar thirrjen e Merkelit për të pritur që samiti europian të gjejë zgjidhje për çështjen, pritet të kërkojë sot miratimin e partisë së tij, CSU, për planin e masave.

Nëse Seehofer arrin ta vërë në zbatim masën, ajo mund ta detyrojë Merkelin ta largojë ministrin nga qeveria, gjë që do t’i jepte fund aleancës prej disa dekadash mes dy partive.

Në një intervistë me “Bild am Sonntag”, Seehofer është shprehur se nuk ka ndërmend të prishë koalicionin apo të rrëzojë qeverinë. “Askush në CSU nuk ka interes të godasë kancelaren. Ne duam që më në fund të kemi një zgjidhje të qëndrueshme për kthimin e refugjatëve në kufijtë tanë", ka thënë ai.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy