Tjetër incident në gjimnazin e Gjirokastrës/ Xhaferi: Duhet të aktivizohen mekanizmat parandalues. Bregu: Arsimi nuk është reformuar kurrë

Tjetër incident në gjimnazin e Gjirokastrës/ Xhaferi: Duhet të aktivizohen mekanizmat parandalues. Bregu: Arsimi nuk është reformuar kurrë

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër. 

Një nxënës i vitit të dytë, A. M., 17 vjeç, është hedhur nga dritarja e katit të dytë të shkollës, duke pësuar dëmtime dhe është dërguar menjëherë në spital.

Fibank 

Kjo është ngjarja e tretë e ngjashme në këtë institucion arsimor brenda tre muajve të fundit.

Ngjarja u diskutua në studion e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ku të ftuar ishin gazetari Sokol Bregu dhe psikologia Almeida Xhaferi, tw cilwt ngritën shqetësime serioze mbi shëndetin mendor të nxënësve dhe rolin e sistemit arsimor në parandalimin e rasteve të tilla.

Sokol Bregu:
Në adoleshencën time kemi parë sjellje të rrezikshme për të provuar guximin, për t’u dukur më të fortë përpara të tjerëve. 

Në çdo klasë ekziston dikush që nxit të tjerët në sfida të pamenduara dhe ata që pranojnë, për të fituar një lloj statusi. 

Ky është një problem i thellë që rrjedh edhe nga mungesa e një sistemi të drejtë dhe gjithëpërfshirës në arsim. Shqipëria nuk ka ditur kurrë të reformojë me të vërtetë sistemin arsimor. 

Në vend që të ndërtojmë mjedise të barabarta, ne krijojmë ndarje e diferencime që vetëm thellojnë problemet.

Almeida Xhaferi:
Truri i adoleshentëve nuk është plotësisht i zhvilluar, veçanërisht pjesa që kontrollon impulsivitetin dhe vendimmarrjen.

 Në një mjedis ku bullizimi dhe presioni i grupit janë të forta, të rinjtë shpesh veprojnë pa menduar pasojat. Kjo nuk do të thotë se janë viktima të drejtpërdrejta të bullizimit, por ndihen të detyruar të përshtaten për të qenë të pranuar.

Sistemi arsimor ka psikologë, por nuk është e qartë se me çfarë protokollesh punojnë ata. 

Këta profesionistë shpesh nuk arrijnë të ndërhyjnë në mënyrë efektive dhe parandalimi mbetet i pamundur. Parandalimi nuk është vetëm ndihmë pas traumës, por edhe identifikimi në kohë i rrezikut. 

Të gjithë nxënësit e atij gjimnazi po përjetojnë një formë traume pas humbjes së disa bashkëmoshatarëve dhe ndihen të pakuptuar. 

Mësuesit duhet të trajnohen për të identifikuar shenjat e ngarkesës emocionale tek nxënësit dhe të njoftojnë prindërit.

Duke i nisur nga kjo, sistemi arsimor të aktivizojë urgjentisht mekanizmat parandalues, jo vetëm të reagojë pas tragjedive të tilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy