Fevziu: PD duhet të unifikohet, të hapet dhe të bashkojë faktorët ekstra politikë! Alibeaj s'ka asnjë strukturë, veç një vulë

Fevziu: PD duhet të unifikohet, të hapet dhe të bashkojë faktorët ekstra politikë! Alibeaj s'ka asnjë strukturë, veç një vulë

Gazetari Blendi Fevziu deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se Enkelejd Alibeaj s’ka asnjë strukturë në PD përveç një vule. 

Sipas gazetarit, PD duhet të unifikohet, të hapet dhe të bashkojë faktorët ekstra politikë, pasi në kushtet në të cilat ndodhet fitorja e opozitës është shumë e vështirë.

Aliabeaj nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, nuk ka grup parlamentar. Partia nuk është një person, nuk ka mandat nga Këshilli Kombëtar, nuk mund ta drejtojë partinë në fund. Ky njeri duhet ta çonte partinë për zgjedhje për kryetar.

Partia ka kryetar, sekretar, kryesi, keshill kombëtar, një grup parlamentar, një Kongres. Alibeaj s’ka asnjë strukturë, i ka Berisha , ai ka vetëm një vulë dhe regjistri në Gjykata.

Berisha është mazhorancë brenda PD dhe i takon një përgjegjësi të unifikonte partinë. Berisha deklaroi që ne jemi PD dhe tha nëse dëshironi bashkohuni. Duhet të kishte pasur negociata. Nuk mund të bëjë hapjen, nëse PD nuk unifikohet. PD dështoi në riorganizimin e brendshëm të grupit parlamentar në shtator. Kjo punë do marrë shumë kohë. Nëse Alibeaj do vendosë kandidatë nuk e di ku do i gjejë numëruesit, do ketë problem në zonat me diferencë të vogël .

PD duhet të unifikohet, të hapet, të bashkojë faktorët ekstra politikë. Në këto rrethana fitorja e opozitës është e vështirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy