Vladimir Gjuta arrestohet pranë selisë rozë

Vladimir Gjuta arrestohet pranë selisë rozë

Një emër i njohur për drejtësinë është ndaluar paraditen e sotme pranë selisë së Partisë Socialiste. Vladimir Gjuta është shoqëruar në polici, pasi iu gjet një armë teksa ndodhej afër selisë rozë. Punonjësit e komisariatit 3 e kanë pikasur dhe kanë njoftuar gardën e cila bëri dhe ndalimin.

Vladimir Gjuta ishte liruar 5 ditë më parë ndërsa ishte arrestuar më 22 janar pasi kishte dhunuar kushëririn e tij. Pas tërheqjes së denoncimit Gjuta ishte lënë i lirë.

Gjuta njihet për problemet e shpeshta me drejtësinë. Ai është arrestuar në vitin 2015 në Tunelin e Kalimashit me paruke në kokë, teksa tentonte të arratisej jashtë vendit pas tritolit të vendosur  në farmacinë e babait të ish-ministrit Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy