Takimi i Riadit/ Kamberi: Rikthehet dualizmi SHBA-Rusi, BE duket i pafuqishëm përballë Amerikës 

Takimi i Riadit/ Kamberi: Rikthehet dualizmi SHBA-Rusi, BE duket i pafuqishëm përballë Amerikës 

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Geron Kamberi e konsideron takimin e sotëm SHBA-Rusi në Riad si paradhomën e një plani që do të realizohet në takimin e përbashkët Trump-Putin.

Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Kamberi thekson se kemi një rikthim të dualizmit SHBA-Rusi. 

"Pritshmëritë për takimin s’ishin shumë të larta. Më shumë kishte kuriozitet. Nëse do shikojmë deklaratën që dha zëdhënësi i DASH, takimi më shumë u konsiderua paradhoma e një plani, që po duket në horizont, por që do takojë përmes një takimi të përbashkët Trump-Putin. Bëhet fjalë për 4 rezultate, krijimi i një mekanizmi konsultimi SHBA-Rusi, një riparim të dialogut mes SHBA-së dhe Rusisë, që u ndërpre në mënyrë të menjëhershme pas konfliktit në Ukrainë.

Ky është një rikthim i Rusisë në skenën e dialogut diplomatik. Pika e dytë është ngritja e grupeve teknike të nivelit të lartë. Pika e tretë dhe e katërt është bashkëpunimi për çështje që s’lidhen me Ukrainën. Ishte një lloj rikthimi i një lloj dualizmi. Pesha e këtyre dy aktorëve është e jashtëzakonshme, dhe çdo takim mes tyre përcakton rrjedhën nga do ecë diplomacia ndërkombëtare dhe zhvillimet në botë. Jemi rikthyer në një rrugë ku ecët në dy drejtime paralele.

Pas ardhjes së Trump kemi qasje të ndryshme nga Biden. Trump e bëri të qartë që s’do kishte më mbështetje për Ukrainën, por do kërkonte me çdo kusht paqen Rusi-Ukrainë. Në skenë kanë ardhur disa minerale të cilat s’gjenden në të gjitha vendet. Z.Trump e zgjodhi me vetëdije këtë format takimi. Edhe po të kishte qenë i pranishëm Zelensky s’do kishte prodhuar ndonjë rezultat. Sepse siç e tha Rubio sot do shihej vullneti i palëve për rezultate, dhe Zelensky do përfshihet në negociata”.

Kamberi tha që BE është përballë sfidës për të provuar çfarë efektiviteti ka politika e saj e jashtme dhe e mbrojtjes. Ai shton se BE në pamje të parë duket i pafuqishëm përballë Amerikës.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy