"Rama ll"/ Ministrat nuk dorëzojnë mandatet, shuhen shpresat e kandidatëve

"Rama ll"/ Ministrat nuk dorëzojnë mandatet, shuhen shpresat e kandidatëve

Ndryshe nga 4 vjet më parë, në mandatin e dytë Rama nuk do t’i kërkojë ministrave të rinj të mos mbajnë mandatin e deputetëve. Burimet nga selia roze thonë për ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’ se një procedurë e tillë nuk është në parashikimet e kryeministrit Rama.

Kjo shuan shpresat e disa emrave të njohur socialistë, që mbetën poshtë ‘vijës së kuqe’ në zgjedhjet e 25 qershorit. Kështu nuk do të mund të hyjë dot në parlament ish-ministrja Milena Harito, kreu i FRESH Eljo Hysko, apo edhe deputeti i dyzuar mes LSI e PS Spartak Braho, që dje ishte i pranishëm në asamblenë e PS-së.

Procedura e lëshimit të mandatit 4 vite më parë u përdor për të futur në listë emra socialistësh, që nuk kapën dot pragun e votave, kur në mes ishte edhe LSI. Por këtë radhe, gjërat janë ndryshe. Rama e ka vetë timonin, dhe në qeveri e parlament, mesa duket ka njerëzit që i duhen, çka e bën të panevojshëm zëvendësimin e tyre në Kuvend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy