
Policia e Tepelenës ka arrestuar dy persona, nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Në bazë të informacioneve të siguruara, Policia shtriu kontrollet në zona të ndryshme të qytetit, ku dhe evidentoi dhe arrestoi 2 personat.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasit Fatmir Bejko, 57 vjeç dhe Tomorr Bejko, 44 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike në afërsi të banesave të tyre.
Materialet për shtetasit e mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



