Bie koalicioni qeverisës në Gjermani, Scholz shkarkon ministrin e Financave 

Bie koalicioni qeverisës në Gjermani, Scholz shkarkon ministrin e Financave 

Koalicioni qeverisës trepartiak i Gjermanisë është prishur të mërkurën në mbrëmje pasi kancelari Olaf Scholz njoftoi se do të shkarkonte ministrin e tij të financave, Christian Lindner, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme në lidhje me reformat ekonomike.

Shumë në Gjermani kishin shpresuar se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet amerikane më herët gjatë ditës do ta detyronte koalicionin të qëndronte i bashkuar për shkak të frikës se presidenti i ardhshëm do t'i bënte të vështirë rrugën ekonomisë më të madhe të Evropës, duke targetuar industrinë e saj shumë të rëndësishme të makinave në një lufte tregtare.

Megjithatë as kërcënimi i afërt i Trump nuk u dëshmua i mjaftueshëm që palët të lënë mënjanë dallimet e tyre. Kriza në koalicionin e Partisë Socialdemokrate të Scholz, të Gjelbërve dhe Partisë Demokratike të Lirë të Lindnerit arriti kulmin kur FDP publikoi një shkresë me kërkesa për reforma ekonomike liberale që ishin të vështira për t'u pranuar nga dy partitë e tjera.

Gjatë një takimi dramatik të liderëve të tre partive të mërkurën në mbrëmje, Lindner i tha Scholz se nuk shihte asnjë mënyrë për të vazhduar koalicionin dhe i kërkoi atij që të hapte rrugën për zgjedhje të parakohshme. Kjo rezultoi në njoftimin e Scholz-it se do ta shkarkonte, i thanë POLITICO-s dy burime që kishin dijeni mbi bisedimet.Tashmë zgjedhjet e parakohshme duken të pashmangshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy