Emrat/ Tritol makinës në lëvizje në Tiranë, plagosen shoferi dhe pasagjeri

Emrat/ Tritol makinës në lëvizje në Tiranë, plagosen shoferi dhe pasagjeri

Një atentat me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur dy persona

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 të mëngjesit të sotëm, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, ku në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin Mikel Harizaj, 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin Serino Dume, 26 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

42-vjeçari Mikel Harizaj, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ai është arrestuar në 2009, pasi pas një sherri në Vlorë tentoi të vrasë me granatë 3 persona.

Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy