
Një kopje e video lojës “Legjenda e Zeldës” e krijuar në 1987 u shit për një rekord botëror prej 870.000 dollarë në ankand.
Kjo shifër ka mposhtur rekordin e mëparshëm botërorë të video lojërave, të vendosur nga një kopje e Super Mario Bros, që u shit për 660.000 dollarë në fillim të këtij viti.
Heritage Auctions, me qendër në Teksas tha se kjo kopje e video lojës së parë në serionë e Zelda është padyshim e “rrallë dhe domethënëse për koleksionistët”.
Ky variant u prodhua për disa muaj në fund të vitit 1987 para se të zëvendësohej me variantin e ri në fillim të vitit 1988.
Ankandet Heritage thanë që ekziston vetëm një kopje e pa hapur e këtij versioni dhe ende nuk mund të thuhet nëse ajo kopje do të dalë në shitje apo jo.



