
Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria po tërheq vëmendjen dhe kureshtjen e shumë turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror por edhe me interes për turizmin malor. Me gjithë këtë, gazetari Mentor Kikia, në MCN live, analizoi faktin se me gjithë rritjen e numrit të turistëve në vend, jo të gjithë mund të numërohen si të tillë. "Turizmi dhe bujqësia janë dy shtyllat e ekonomisë dhe me to do duhej te përqendrojmë kohen megjithatë lajmi i pare i mirë është qe natyra ndërroi mendje dhe filloi vera për turizmin. Sa para lenë këta turistët, në kemi një tregues shumë pozitiv nga INSTAT që tregojnë se sa të huaj kanë hyrë në gjashtë mujorin e parë në Shqipëri, dhe po ti referohemi këtyre shifrave ne kemi tregues se çdo vend tjetër i rajonit. Pavarësisht se shifrat do të jenë edhe më të larta, por këtu llogarisim edhe shqiptarët që jetojnë jashtë, që kthehen në familjet e tyre për pushime, edhe shtetasit nga Kosova që futen në Morinë e dalin në Muriqan dhe i numërojmë si turistë, jemi të prirur ti quajmë turistë por nuk janë të gjithë turistë". Për Kikinë, kërkohet një strategji e re për thithjen e të ardhurave në turizëm. Sipas tij, turizmi në Shqipëri duhet të fillojë të mos matet më duke numëruar njerëzit por duke numëruar paratë. "Është koha që turizmi të mos matët më duke numëruar njerëzit por duke numëruar paratë. Sa para prodhon turizmi në arkën e ekonomisë kombëtare shqiptare është pyetja dhe përgjigja e thjeshtë, parë në këtë këndvështrim jemi të fundit në rajon. Për paratë që kam ca të dhëna nga Zak Topuzi, drejtoi i shoqatës, i cili thotë, Shqipërie ka 390 dollarë për turistë normën e fitimit, Kosova e ka 950, MV e ka 520. Pra këtu mund të vijnë shumë njerëz, po ti numërojmë nga kokët por po ti kontrollojmë nga xhepat, atëherë kemi pak. Ky është problemi që do duhet të përmirësohemi, të fillojmë që llogaritë të fillojmë të bëjmë duke mos numëruat njerëzit, por duke numëruar paratë dhe në këtë tregues ne jemi vendi më të ardhura më të ulta në rajon".



