Tjetër kërcënim ndaj oficerit të policisë së Krimeve të Rënda

Tjetër kërcënim ndaj oficerit të policisë së Krimeve të Rënda

3 javë pasi i vendosën një sasi tritoli në automjet, oficeri i policisë së Krimeve të Rënda në Komisariatin e Krujës, Trim Murataj, është kërcënuar sërish.

Në orët e para të së hënës, në oborrin e banesës së tij në rrugën "Kastriotët", pranë shinave të trenit, në kthesën e Kamzës, një automjeti tjetër në pronësi të tij i është vënë zjarri. Autorët kanë shfytëzuar errësirën, ndërsa ngjarja dyshohet se ka lidhje sërish me detyrën e 38-vjeçarit. 

Fatmirësisht, nga flakët nuk pati të lënduar, ndërsa banorët e zonës janë vënë në alarm dhe kanë lajmëruar menjëherë në numrin e emergjencave 112. Megjithëse ka deklaruar se nuk ka konflikte, oficeri Murataj ka shprehur dyshime se ngjarja mund të lidhje me shkatërrimin e parcelave të kanabisit në malësitë e Krujës dhe me personat të cilët janë arrestuar. 

Sipas Muratajt, autorët mund ta kenë identifikuar atë nga pamjet e një operacioni të tillë që është filmuar dhe transmetuar nga një televizon gjerman, kur u godit një grup kriminal. 

Policia ka nisur hetimet për këtë rast, ndërsa në vendngjarje janë mbledhur disa prova që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy