Hajdarmata: Ngjarjet kriminale po transferohen në Shqipëri nga vendet e BE-së (VIDEO)

Hajdarmata: Ngjarjet kriminale po transferohen në Shqipëri nga vendet e BE-së (VIDEO)

Një strategji e mirëmenduar parandaluese është dosmodoshmëri për situatën e kriminalitetit në vend, sipas ish-drejtuesit të policisë, Arben Hajdarmataj. Në studion e MCNLIVE, ai u shpreh se ngjarjet e fundit kriminale janë provë e kësaj domosdoshmërie.

Është ngjarje shumë e rëndë, sepse kemi një të vrarë dhe katër të plagosur. Masat e fundvitit, ato për festat kombëtare, janë masa shtesë që i merr shteti për atë që pritet. Por në aspektin e parandalimit të kriminalitetit nuk mund të ketë dinamizma. Nëse flasim për parandalimin, policia duhet të jetë dinamike në marrjen e informacionit. Jemi para një fenomeni. Policia e Shtetit duhet të ketë strategji të qartë për parandalimin e këtyre fenomeneve. Duhet të kemi një strategji të qartë e të mirëmenduar, jo thjesht në letra.

Përtej hartimit të një strategjie të tillë, sipas Hajdarmatës, akoma më e domsdoshme është vënia e saj në zbatim. Kjo në kushtet kur konflikte që lindin mes elementëve kriminalë jashtë vendit kulmojnë me ngjarje kriminale në Shqipëri.

Duhet një strategji funksionale. Jemi përpara një fenomeni që ngjarjet kriminale po transferohen nga vendet e BE dhe Britania. Duhet një strategji. Ndoshta edhe drejtori i ri nuk është ende i përfshirë aq sa të ndërtojë këtë strategji. Është një ngjarje që siç e theksuat krijon edhe pasiguri. Njerëz në hallin dhe qetësinë e vet gjenden para një breshërie plumbash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy