Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Malltezit, kërkoi kthimin e celularit dhe dokumenteve të sekuestruara (VIDEO)

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Malltezit, kërkoi kthimin e celularit dhe dokumenteve të sekuestruara (VIDEO)

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për kthimin e telefonit të sekuestruar dhe të dokumenteve të studio Pustinës, raporton gazetari Arsen Rusta. 

Malltezi u lirua nga qelia, pasi Apeli GJKKO ndryshoi ndaj tij masën e sigurisë duke e lënë në “arrest shtëpie”, në vijim të hetimeve.

Kujtojmë që Malltezi është nën akuzë nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit të klubit "Partizani" në vitin 2007, kohë kur Sali Berisha ishte kryeministër. 

Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, sipas SPAK kanë çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtpërdrejtë shtetasi Jamarbër Malltezi.

Fitimet e Malltezit në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, llogariten në total në shumën 5 milionë e 420 mijë e 345 euro.

Në lidhje me këtë çështje akuza janë ngritur edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilit iu hoq dje imuniteti i deputetit, për t'i hapur rrugë vendosjes së masës "arrest shtëpie" nga SPAK. 

Në njoftim thuhet: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 22.12.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 134 akti, datë 18.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar subjektit tregtar Studio P., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 449 datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë "Për vleftësimin si të ligjshëm të sendeve të sekuestruara datë 23.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përcjellë Studios P. me shkresën me nr. 14135/1 datë 26.10.2023". Ankim ndaj vendimit "Për vleftësimin si të ligjshëm të sendeve të sekuestruara, datë 23.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për sekuestrimin e aparatit celular në zotërim të z.M. sipas procesverbalit të datës 21.10.2023", dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 449, datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy