Helmimi në Deçan, mes të prekurve edhe Haradinaj: Ka një qetësim të situatës

Helmimi në Deçan, mes të prekurve edhe Haradinaj: Ka një qetësim të situatës

Helmimi i rreth 1500 mijë personave në Deçan të Kosovës mund të jetë shkaktuar prej ujit të pijshëm. Në mostrat e ujit të marra nga Instituti i Shëndetësisë në Prishtinë kanë rezultuar bakterie të cilat japin indikacione për kontaminim të ujit të pijshëm.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka konfirmuar se ai është një prej të prekurve nga simptomat e helmimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se ka shfaqur disa probleme shëndetësore por jo shumë shqetësuese, ndërsa bën me dije se ka një qetësim të gjendjes.

Të them të drejtën nuk kam pasur simptoma të mëdha, kam pasur pak por jo të mëdha. Fëmijët e motrës Antigonës po u prek rëndë. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje. Është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore që jep shpresë se do të ndërpritet kjo gjendje. Situatë mjaft e çuditshme dhe jo e zakonshme. Sidomos dy ditët e para kanë qenë të rënda. I kam parë njerëzit duke vuajtur e veçanërisht ishte e dhimbshme t’i shohësh fëmijët duke vuajtur”, tha ai në Kanal 10.

Prej një jave Deçani është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të helmimit. Ndërkohë që banorët e zonës dyshojnë se përgjegjës për ngjarjen të jenë dy shtetas serbë, të cilët janë fotografuar pranë burimit të ujit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy