Ervis Bici, kampion në “Muai Thai”: Ja si e nisa kikboksin në moshën 33 vjeç 

Ervis Bici, kampion në “Muai Thai”: Ja si e nisa kikboksin në moshën 33 vjeç 

Artet marciale, përkatësisht ai i kikboksit i njohur si “Muai Thai” kërkon punë dhe përkushtim gjatë tërë kohës.

Ervis Bici, shqiptari që jeton e vepron në Itali, është katër herë kampion atje dhe tre herë kampion në Evropë.

Por për mikrofonin e “Zgjohu me MCN”, ai rrëfen se si e nisi këtë sport mundjeje me përkushtim edhe pse në moshën 33 vjeç, përmes sfidave jo të pakta.

Jam nga Gjiri i Lalzit, dëshira ime që në fëmijëri ishte të ngitesha në ring,

16 vjeç kam përfunduar në Itali, ne fillim mësova gjuhën, pastaj kam punuar duke prerë dru, pastaj kam filluar punë ë fabrikë,

Gjithmonë kam pas dëshirë të ngjitem në ring dhe të bej sport. duke qenë se ishim familje e varfër punoja me dy turne, sportin e kam filluar në moshë më të madhe, 33 vjeç.

 Personi që më ka shtyrë të futem ishte bashkëshortja, ishte në një ndeshje rrugë dhe aty ajo më sfidoi që të ngjitem dhe aty ka qenë ajo hera e parë dhe gjatë asaj ndeshje përfundova në spital se aty theva mollëzën e faqes. Përfundova në spital dhe e kisha inatin me veten, e fitova në kohë, por doja të provoja sërish.

Sporti ‘Muai Thai’ është sport i rëndë, kam pasur dëmtime në trup dhe humbje, por duke pasur bashkëshorten afër, familjen dhe shqiptarët jam ngrit serish dhe jam stërvit.

Ne një rast në Triestë të Italisë kam dëmtuar gjurin ka qenë ndeshje për titullin e Evropës, tre ditë para ndeshjes nga dhimbja doja ta lija gjurin, trajneri më tha ty nuk të dhemb gjuri por e ke te mendja dhe do dalësh aty do fitosh, por arrita të ngjitem dhe ja dola të fitojë.

Kampioni shqiptar në ‘Maui Thai’ , thotë se të bësh këtë profil sporti, do të thotë të mposhtësh frikën.

Kur jam shpall për herë të parë kampion në Itali, ka qenë emocion shumë i madhe por me kalimin e kohës, e kupton se nuk janë titujt që ti arrin ti fitosh, por ne luftojmë frikën. Ai luftëra që e kupton këtë, dhe mposht frikën, ka fituar gjithçka. Titujt ja dedikoj babait tim, ai kur vdiq unë isha shumë keq, dhe fillova sportin.

Kam marr pjesë në një film me metrazh të shkurtër, me regjisorin Aldo Marku. Eksperiencë e re e gjeta veten shumë mirë, edhe regjisori më gjeti pikërisht në rolin e arteve marciale.

 Ëndrra ime të ndeshem në Tajlandë aty ku e ka origjinën ky sport.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy