“Jelekët e verdhë” zgjedhin delegacionin që do të negociojë me qeverinë: Dëgjoni qytetarët para se të merrni vendime

“Jelekët e verdhë” zgjedhin delegacionin që do të negociojë me qeverinë: Dëgjoni qytetarët para se të merrni vendime

Ndërsa protestat e “jelekëve të verdhë” vijojnë të bllokojnë rrugët e Francës prej 10 ditësh, një delegacion prej 8 personash është përzgjedhur për të vendosur “kontaktet e nevojshme dhe serioze me qeverinë”.

Krijimi i grupit që njihen si “zëdhënësit zyrtarë” të protestës masive u njoftua në faqen ku bëhet njoftimi për protestat.

Delegacioni do t’i bëjë dy kërkesa kryesore qeverisë franceze:

  1. Rishikimi i uljes së të gjitha taksave, përfshirë atë të karburantit
  2. Mundësimi i krijimit të një asambleje qytetare me të cilën përfaqësues të qeverisë të diskutojnë legjislacionin që ka të bëjë me tranzicionin ekologjik francez.

Grupi gjithashtu kërkon që qeveria t’i marrë më shumë parasysh mendimet e qytetarëve para se të vendosë dhe të shtojë përpjekjet për të rritur sigurinë ekonomike dhe mirëqenien.

Delegacioni ka kërkuar të takohet me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin Edouard Philippe, duke pasur parasysh "ndonjë vonesë të arsyeshme".

"Në mungesë të një takimi ose propozimeve serioze gjatë këtij shkëmbimi të mundshëm, veprimet do të vazhdojnë dhe do të përforcohen derisa të gjendet një zgjidhje konkrete", thuhet në njoftim.

Zëdhënësi i qeverisë, Benjamin Griveaux, tha se qeveria është "e hapur për dialog", por nëse kërkesat shkojnë deri te dorëheqja e presidentit, "nuk do të ketë përgjigje të favorshme”. Macron pritet që t’u drejtohet sot francezëve me një fjalim për protestën e “jelekëve të verdhë”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy