Dorëzohen në KQZ 3 koalicione/ Kume: Periudha e tensionuar për përpilimin e listave të kandidatëve deri më 12 Mars (VIDEO)

Dorëzohen në KQZ 3 koalicione/ Kume: Periudha e tensionuar për përpilimin e listave të kandidatëve deri më 12 Mars (VIDEO)

Partia Demokratike do të jetë zyrtarisht pjesë e një koalicioni në zgjedhjet e 11 majit, i cili do të ketë 25 parti dhe do të emërtohet ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’.

Gazetari Mariglen Kume, thotë për “MCN live” se koalicioni është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në orët e vona të mbrëmjes.

Mbrëmë rreth orës 12 të natës, është depozituar në KQZ kërkesa për regjistrim koalicioni. Është dashur fundi i afatit për shpalljen e koalicioneve parazgjedhore, që demokratët të arrinin akordin përfundimtar me aleatët dhe të dilnin me këtë propozim për zgjedhjet e përgjithshme, duke e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pak minuta para përfundimit të afatit.

Në sy bie fakti se Berisha ka arritur të mbledhë nën një ombrellë Shpëtim Idrizin e PDIU-së me Vangjel Dulen e PBDNJ-së.

Pjesë e koalicionit do të jetë edhe Partia e Lirisë, e Ilir Metës, apo aleatë tradicionalë te së djathtës si Republikanët e Fatmir Mediut dhe Agrarët e Agron Dukës.

Sipas gazetarit Kume, tani topi kalon tek përpilimi i listave të kandidatëve, për të cilat afati është 12 marsi.

Ai thekson se periudha deri në këtë datë do të jetë mjaft e tensionuar për partitë dhe koalicionin e PD-së, që është koalicioni më i gjerë.

Deri më datën 12 kur është edhe afati përfundimtar kur partitë politike duhet të depozitojnë në KQZ, listën me kandidatët.  Kjo periudhë do të jetë mjaft e tensionuar dhe mjaft e sikletshme në të gjithë partitë dhe në koalicionin e PD-së që është koalicioni më i gjerë dhe përveçse do u duhet të përmbushin llogaritë brenda partive të tyre, do duhet që te rezervojnë hapësira edhe për aleatët.

Pas primareve, strukturat në PD duhet të përpilojnë listat që kandidatë kanë marrë më shumë vota nëpër qarqe përkatëse. Elementi ose votat që janë marre nga anëtarësia në primar, do të jen elementi kryesor që do të vlerësohet nga kryesia e PD për të vendosur hierarkinë ose renditjen në listën për kandidatë, pasi aty do të vlerësohen dhe aktiviteti i tyre sesa kanë qene aktiv ose sesa i kanë përfaqësuar qytetarët e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy