Kretë/ Rama: Më 11 maj votoni për pasaportën e BE, me të do merrni pensionet për punën që bëni këtu

Kretë/ Rama: Më 11 maj votoni për pasaportën e BE, me të do merrni pensionet për punën që bëni këtu

Kryeministri Edi Rama në takimin nga Kreta ku po marrin pjesë qindra shqiptarë kërkon votën e tyre më 11 maj për të bërë të mundur integrimin e Shqipërisë në BE.

Ai tha se sot janë bashkë për të shkruar historinë e integrimit të Shqipërisë, proces për të cilin theksoi se e realizon vetëm PS.

Në veçanti, Rama vlerësoi komunitetin shqiptar në Greqi, kur tha se është i vetmi që ka votuar më shumë.

Jam i kënaqur që sot këtu jemi bashkë për të shkruar një tjetër copëz historie, një copëz historie që fati ka dashur që ta jepet ne mundësia ta shkruajmë bashkë, ndërkohë që për të ardhur deri këtu, shumë e shumë të tjerë para nesh dhe para atyre para nesh, e kanë ëndërruar dhje kanë luftuar për këtë. Historinë e Shqipërisë të pandashme dhe të pandarë nga Europa”,

Sot janë pjesë e pandarë e një gjerdani krenarie për kombin shqiptar, i përbërë nga të gjitha komunitetet shqiptare në Europë, ku komuniteti i shqiptarëve në Greqi është ai që meriton admirim të posaçëm, sepse ka hequr më keq nga të gjithë dhe ia ka dalë të imponohet dhe të respektohet duke punuar dhe duke sakrifikuar dhe duke duruar si askush tjetër.

Sot ka rënë në rrugën tonë rrezja e yllit të fatit tonë europian, e cila është për ne një detyrim i madh.

Më tej ai është ndalur në disa përfitime që sipas atij të jep pasaporta e BE-së. Rama theksoi se çdo shqiptar që punon në tokë të huaj do marr pensionin sipas punës që ka bërë dhe çdo student do jetë njësoj me të gjithë të tjerët në Europë dhe nuk do të ndihet më sipas tij i huaj.

Ndërkohë shteti këtu ju njeh që në momentin që merrni pasaportën, pensionin për punën që keni bërë këtu. Me pasaportën e BE-së, ju jeni njësoj në realitetin e përditshëm, por dhe në realitetin e ligjit, me italianët në Itali, me spanjollët në Spanjë, pavarësisht se disa nga ju këtu i kanë dokumentat, por s’kanë pasaportën, disa s’kanë fare, por vetëm me pasaportën bëheni subjekt i të gjitha shërbimeve.

Dhe të gjithë ata që sot janë këtu dhe prindër, dhe kanë fëmijët e tyre të vegjël, që një ditë presin t’i çojnë në universitet, në momentin që kanë pasaportën europiane të Shqipërisë dhe të jenë njësoj si fëmijët grekë, por studentë të barabartë, jo studentë të huaj siç janë deri tani.

Prandaj, sa i përket jetës tuaj këtu dhe të gjitha andrallave dhe përtej peripecive, është në dorën tuaj që Shqipëria në 2027 të mbylli negociatat dhe me të drejta të plota në BE.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy