Analisti Kastriot Çipi e cilëson të paligjshëm arrestimin e presidentit të Venezuelës nga SHBA-ja.
Në studion e emisionit “Arnautistan”, Çipi tha se e vërteta po vishet me propagandë.
Ajo që më ka shqetësuar së pari me këtë që ka ndodhur është propaganda. U tha që Maduro është përgjegjësi për trafikun e kokainës nga Kolumbia në SHBA. Njerëzit duhet të kuptojnë se propaganda është veshja e të vërtetës. Pra një veshje e rreme për ta fshehur atë. Por Trump filloi menjëherë ta nxjerrë nëpër dhëmbë të vërtetën. Nuk kishte si të ishte faji për kokainën sepse edhe nëse Maduro është i përfshirë, e para nuk është burimi, sepse burimi është Kolumbia. Së dyti, 90% e drogës që hyn në Amerikë hyn nga Meksika. Hyn nga kufiri tokësor, aty ku ky ka bërë murin e madh. Nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar besoj e pranoni që ishte e paligjshme.



