Senati francez kryesuar nga opozita e djathtë ka rrezuar të mërkurën 13 tetor një projektligj për vaksinimin e detyruar për të tërë kundra Covid-19, i mbrojtur nga socialistët të cilët e gjetën veten të izoluar në këtë çështje.
Deputetët socialistë nxitnin që prej verës «detyrimin progresiv të një vaksinimi universal» kundra Covid-19. Projektligji kishte si qëllim plotësimin e nenit të Kodit të Shëndetit Publik që ka të bëjë me detyrimin për vaksinimin antidifterik dhe antitetanik duke shtuar dhe vaksinimin kundra Covid-19.
Kryetari i grupit socialist, Patrick Kanner, e mbrojti propozimim duke u shprehur se është një zgjedhje transparence dhe qartësie, duke qenë se me “passin shendetesor” ne fakt qeveria po realizon një vaksinim të detyruar indirekt. Sipas tij, mbeten rreth 9 milion francezë për të vaksinuar dhe arrihet imuniteti i tufës, dhe nuk do arrihet vetëm me passin shëndetësor.
Debati u nxeh kur senatorja Sylviane Noël u shprej se «të bësh me detyrim administrimin e vaksinave gjenetike, të cilat jane akoma në fazë eksperimentale, është politikisht e pakujdesshme dhe e dënueshme moralisht. Sekretari i Shtetit Adrien Taquet u shpreh se «nuk mund të mos vë në dukje karakterin eksperimental dhe të pakontrolluar të vaksinave».
Qeveria e ka perjashtuar vaksinimin e detyrueshëm në tërësi, dhe ka kthyer green passin shëndetësor si pikë kyçe të strategjisë së saj kundër Covid-it. Sidoqoftë, nga mesi i shtatorit, vaksinimi ka qenë me detyrim për 2,7 millionë të punësuar në sistemin shëndetësor.
Përktheu E.M. për MCN TV



