Po mbahet ceremonia e nënshkrimit të kontratës me konscorciumin fitues për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Fitues për ndërtimin e tij, janë shpallur tre kompani Mabetex Group, YDA Group she A2 SHPK.
“Më në fund rrugë ndërtimi i një tjetër porte të qiellit të Shqipërisë, Aeroporti i Ndërkombëtar i Vlorës, i cili do të jetë një tjetër motor i ri i ekonomisë shqiptare përtej pandemisë. Nënshkruhet kontrata e shumëpritur pas një pune të gjatë këmbëngulëse dhe brenda Mandatit të Tretë kjo portë e re do të hapet për shqiptarët e për turistët nga mbarë bota”, shkruan Rama në Facebook.
Vlera e investimit do të jetë 104 milionë euro. Aeroporti i tretë në vend do të ndërtohet nëpërmjet praktikës së Partneritetit Publik Privat, me një kohëzgjatje të koncesionit për 35 vite.
Konsorciumi fitues i projektit ta ndërtojë me fondet e veta aeroportin, ndërsa shteti shqiptar merr përsipër të garantojë të ardhurat minimale për 10 vitet e para të operimit.
Pas konsorciumit fitues fshihet Bexhet Pacolli i cili zotëron Kompaninë Mabetex Group, si dhe kompania turke që po ndërton Spitalin e Fierit që ka ndërtuar aeroportin e Stambollit YDA Group.

Pacolli kërkoi që të shkurtohen afatet ligjore dhe të niset menjëherë nga puna. Nënshkrimi i marrëveshjes vjen më shumë se një muaj pasi kompania në pronësi të Pacollit “Mabetex International” u shpall fituese për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
“Kjo kontratë ka rëndësinë e vet pasi ndodh pas shumë kohësh dhe pas një mori dëshirash që unë kam pas që një investim i tillë të ndodhë këtu, në trojet tona. Dhe tani kemi këtë kontratë për këtë qytet historik siç është Vlora dhe unë do të thoja që është një rast jashtëzakonisht i mirë, edhe për mua, edhe për kompaninë edhe për partnerët që bashkëpunojnë në këtë projekt.
Falënderoj Edi Ramën i cili me kujdes ka përcjellë punët të cilat kompania ime ka implimentuar. Gjatë një vizite kur ishim në ato trojë ku kompania ime punon. Nuk është e rastit që kjo punë ti besohet kompanisë sime. Unë kryeministër jam i bindur që kjo ofertë do të ndodhë këtu, dhe të gjithë do jemi krenar.
Do jem krenar unë që një ofertë e tillë ndodh këtu në vendin që unë dua, në vendin ku më rëndon koka, dhe jam krenar që këtë punë e bëj për popullin tim dhe me njerëzit që kanë kontribuar në ndërtimin e Shqipërisë moderne, europiane. Me një vizion të përbashkët ne do tia dalim. Nuk mbetet asgjë tjetër pos të fillojmë punën, dhe siç tha ministrja ti shkurtojmë afatet ligjore sa më tepër”, tha Behgjet Pacolli.

Gjatë nënshkrimit të kontratës me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës kryeministri Edi Rama është shprehur se rruga për të nënshkruar kontratën është më i rëndësishëm se vaksina.
"Ky për mua është një moment shumë më i rëndësishëm se vaksina. Më jep mundësi të buzëqesh pas një përpjekje shumë të gjatë aq të gjatë me pengesa aq të shumta saqë Belinda ne di shumë mirë që në momente të caktuara fillova të them ska mundësi ka një mallkim dikush e ka mallkuar këtë projekt sepse sapo ngjishnim një problem lindte një tjetër. Procesi i mbushur me nervozizëm dhe zhgënjim. Ka qenë një histori për tu bërë libër historia e rrugës tona për të ardhur deri këtu që në fillim.
Por në fund axha Behgjet e di se kush bën biznes do tja dijë sa është fitimi. Kur gara ishte në process ra virusi, i cili siç e dimë të gjithë mbylli botën dhe sot e gjithë ditën është e qartë nqë industria më e goditur ndër të gjitha industritë e bombarduara është ajo aeroportuale. Dhe në atë moment të interesuarit na çuan kërkesat për ta pezulluar garën. Gara u pezullua për tu hapur pas. Gjatë kësaj periudhe ndodhi bllokimi për të gjitha kompanitë në industrinë aeroportuale, kështu kompanitë smund të angazhoheshin në investime të reja gjë që na la realisht përsëri jashtë procesit dhe mesa duket gjërat ndodhin gjithmonë për 1 arsye. Ska pasur kënaqësi më të madhe kur Belinda më ka thënë se axha Behgjet ka hyrë në garë dhe ka qenë një arsye më shumë për ta falenderuar. Unë e di shumë mirë që Baca Behgjet e ka pasur ëndërr të vjetër që të bënte diçka në Vlorë. Unë besoj që aeroportin i Vlorës është një motorr i ri për ekonominë. Do të hapim katër porta nga qielli. Do t’i hapim me durim të madh. Baca Behgjet e ka patur një ëndërr të tijën, një fiksim, për të bërë në Shqipëri një vepër që do të ishte emri i tij, gjurma e tij. Nuk ka ardhur kurrë tek unë dhe nuk ka vajtur as te të tjerët për të kërkuar leje ndërtimi për pallate, për vilat e veta apo të hyjë në procedura të tjera për të fituar lekë në Shqipëri. Kurrë, kurrë, asnjëherë! I mban gjërat brenda dhe mazallah se nuk i nxjerr. Më tha, si nuk mu dha mundësia të bëj diçka që të mbetet për Shqipërinë. Është vendi i duhur, me njeriun e duhur, në kohën e duhur, për të bërë diçka fantastike për Shqipërinë dhe për të bërë një gjë që të realizojë edhe ëndrrën e Baca Behgjetit, që emri i tij të kujtohet gjithmonë si një patriot i madh. Të gjitha i vuri në dispozicion të Kosovës, duke hyrë në një arenë balte, duke u përfshirë në një hapësirë si ajo e politikës shqiptare, me motivin për të lënë gjurmë. E ka patur ëndërr të vjetër që të bënte diçka në Vlorë. Një herë më tha që unë kurrë nuk e kisha ndërruar Kosovën nëse më ishte dhënë mundësia me lind dy herë, por me thënë të drejtën do isha menduar dy herë a në Kosovë, a në Vlorë me lind. Fan Nolin do ta çojmë në Amerikë, pa qenë nevoja për të qëndruar për orë të tëra në aeroporte.”, tha Rama.



