Zjarret në Kaliforni/ Trump kërcënon se do t’i ndalë fondet për shuarjen e zjarreve

Zjarret në Kaliforni/ Trump kërcënon se do t’i ndalë fondet për shuarjen e zjarreve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar se do t’i ndërpresë fondet shtetërore për fikjen e zjarreve në Kaliforni gjatë një grindjeje me guvernatorin e këtij shteti në Twitter.

Rreth 40 mijë hektarë tokë janë shkatërruar nga zjarret në javët e fundit në Kaliforni, ndërsa mijëra banorë janë detyruar të zhvendosen nga vendbanimet e tyre, shkruan “BBC”.

Presidenti Trump e fajësoi guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, duke thënë se ai ka bërë punë të tmerrshme sa i përket menaxhimit të pyjeve.

“Për çdo vit, kur zjarret shpërthejnë e Kalifornia digjet, ndodh e njëjta gjë. Ai vjen në qeverinë federale dhe kërkon ndihmë $$$. Jo më. Organizoje punën tënde, guvernator”, shkroi Trump në Twitter.

Në anën tjetër, guvernatori Newson, i cili vazhdimisht i ka kritikuar politikat mjedisore të presidenti amerikan, u kundërpërgjigj: “Ti nuk beson në ndryshimet klimatike. Je i liruar nga kjo bisedë”.

Ndryshe, sipas një hulumtimi, rritja e temperaturave për shkak të ngrohjes globale po shkakton zjarre të mëdha në Kaliforni, pavarësisht reshjeve të dimrit të kaluar. Kjo ka ndodhur për shkak se moti i thatë ndikon që vegjetacioni të thahet dhe të jetë më i ndezshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy