Blutë e qytetit të Fierit kanë ndërmarrë një aksion për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme ku kanë bërë të mundur arrestimin e 6 personave. Sipas Bluve ata akuzohen për vepra penale të ndryshme. Kështu Dëfrim Çela, 57 vjeç nga fshati Visokë, Patos është arrestuar për trafik të lëndëve narkotike. Ledian Kola, 51 vjeç, banues në Roskovec, është vënë në pranga pasi është dënuar në mungesë me 8 muaj për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Në pranga përfundoi gjithashtu Athanasios Piperi, 57 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja e Fierit” Fier, pasi akuzohet për “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave ” parashikuar nga Neni 189 i Kodit Penal. Ndërsa ka pasur edhe të tjerë të cilët janë arrestuar për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësorë Fier.



