Policia greke ka zbardhur zinxhirin e gjatë të hakmarrjeve mes shqiptarëve, për luftën e trafikut të drogës. Ndonëse kishin kaluar 3 vjet nga vrasja e 29-vjeçarit Edvis Cacaj, që kishte mbetur pa autor, agjentët e policisë kriminale arritën të identifikonin porositësin e vrasjes, i cili është 32-vjeçari Ledion Boshnjaku, tashmë i arrestuar si kreu i një bande që shiste drogë në Athinë.



