Sota: Në rritje të vazhdueshme turistët për festat e fundvitit, në Vlorë gjallëri më e shtuar se vitet e kaluara (VIDEO)

Sota: Në rritje të vazhdueshme turistët për festat e fundvitit, në Vlorë gjallëri më e shtuar se vitet e kaluara (VIDEO)

Përfaqësuesi i shoqatës turistike në Vlorë, Ervin Sota thotë se ndërsa për festat e nëntorit qyteti bregdetar ishte kryeqyteti i festave dhe evente, këto ditë është Korça që i merr shumicën e turistëve.

Në një lidhje për MCN Live, Sota, tha se pas Krishtlindjeve dhe në ditët në vazhdim Vlora, ka një rritje të theksuar edhe të turistëve të huaj që tashmë janë bërë si të shtëpisë.

Rreth 20% janë shtuar në mënyrë të theksuar turistët e huaj, që po fillojnë të blejnë shtëpi në Vlorë.

Nga Belgjika, Polonia, Gjermania, Suedia, janë vende kryesisht jo vetëm lindore, por edhe perëndimore dhe nordike.

Vlora e ka rritur shumë lartë cilësinë e ofrimit të shërbimeve të ndryshme. Ndryshe nga vendet malore që kërkojnë borën, këto ditë Zoti na ka bekuar me ditë plot diell dhe ngjyra.

Shërbimet në restorante dhe janë shtuar, Lungomare me restorante të një niveli të lartë. Hoteli sa vjen e më mirë bëhet.

Do të gjeni një Vlorë shumë më të gjallëruar se vitet e kaluara. Kemi ndjerë shtimin e trafikut, por jo si në Tiranë ku është gjysma e Shqipërisë.

Kjo edhe për shkak të kthimit të familjarëve, se tashmë është traditë që edhe përtej turizmit të huaj, kthehen familjarët dhe festojnë natën e ndërrimit të viteve me familjarët e tyre.

Shtimi i turistëve për festat e fundvitit është në rritje të vazhdueshme. Edhe aktivitetet janë shtuar në mënyrë shumë dinamike dhe intensive, përgjatë gjithë pjesëve të qytetit.

Janë bërë panaire, koncerte, ka një gjallëri pak më të shtuar se vitet e kaluara. Faktor që nuk duhet nënvlerësuar, tendenca për tu larguar jo vetëm ditët festive.

Ka disa oferta për të ikur jashtë që duhet ti reflektojmë thellë jo vetëm ne si biznese, sidomos jashtë sezonit.

Një fenomen tjetër që po ndodh, nëse stacioni i parafundit është Tirana që vijnë dhe provojnë të jetojnë aty, stacioni i fundit është ikja jashtë.

Duhet të shikojmë me shumë kujdes trendin e ikjes nga Shqipëria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy