
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres shpreh shqetësimin për tensionet Prishtinë- Beograd, të cilat sipas tij janë rritur me taksën 100%. Në një raport, ai u ka kërkuar të dyja vendeve të përmbahen nga veprimet që mund të rrezikojnë më tej situatën në terren.



