Qeveria: Raporti i ministrave teknikë është i paligjshëm

Qeveria: Raporti i ministrave teknikë është i paligjshëm

Qeveria ka reaguar pas publikimit të disa të dhënave nga raporti i hartuar nga ministrat teknikë të PD për zgjedhjet, ku listoheshin sipas tyre një sërë shkelejesh të rënda dhe abuzime që çuan në deformimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Por ky raport, cilësohet tërësisht i jashtëligjshëm nga ana e qeverisë.

Përmes një reagimi për JavaNews.al, burimet nga qeveria thonë se raporti nuk u diskutua dhe as miratua në Task-Forcë, siç parashikohet në VKM e ngritjes së kësaj strukture.

“Raporti final mbi zgjedhjet konsiderohet proceduralisht jo korrekt/ i paligjshem sepse nuk eshte diskutuar dhe miratuar ne mbledhjen e task forces sipas parashikimeve te VKM e cila e legjitimoi task forcen dhe percaktoi funsionet e saj.

Ajo task force esht krijuar mbi bazen e nje vkm, esht me e gjere ne perberje se sa vetem ministrat teknike dhe cdo duhet te diskutohej/votohej ne task force.

Ky esht nje raport vetem i ministrave teknike, i pa diskutuar/votuar ne taskforce“, thonë burimet e JavaNews nga kryeministria.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy