Sanksione të tjera për Abramovich, Jersey i bllokon 7 miliardë dollarë

Sanksione të tjera për Abramovich, Jersey i bllokon 7 miliardë dollarë

Autoritetet e ishullit të Jersey, parajsë fiskale e lidhur me kurorën britanike, ngrin 5.4 miliardë sterlina aktive, ose rreth 7 miliardë dollarë, të cilat i atribuohen oligarkut rus Roman Abramovich.

Një fakt i tillë raportohet nga agjencia Bloomberg.

Abramovich, pasuria totale personale e të cilit vlerësohet në rreth 12 miliardë dollarë, i është nënshtruar sanksioneve nga qeveria e Londrës dhe Bashkimi Europian, por jo nga SHBA deri tani, si shenjë e hakmarrjes perëndimore për sulmin rus ndaj Ukrainës.

Sanksionet ndaj Abramovich, vijnë pasi biznesmeni cilësohet si njeri i afërt i Vladimir Putin.

Masat perëndimore kundër Abramovich i mbajnë asetet e tij të ngrira dhe të ardhmen e klubit të tij të futbollit Chelsea FC të pasigurt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy