
Si pasojë e përplasjes së dy trenave, në Gjermani rreth 50 persona janë plagosur.
Në aksident u përfshinë një tren mallrash dhe një tren pasagjerësh, ndërsa përplasja e tyre ka ndodhur në qytezën Meerbusch, pranë Dyzeldorfit raportonë mediat gjermane.
Burimet e policisë bëjnë me dije se është vështirë të jepet një numër i saktë për të plagosurit dhe se parashikojnë që në trenin ku ndodheshin rreth 150 persona mund të jenë plagosur edhe më shumë se numr i raportuar si fillim.
Për fat të mirë, nuk ka ndonjë të vdekur deri tani, ndërsa momentalisht janë ndërprerë disa linja udhëtimesh me tren në Gjermani.
Është raportuar se përplasja ndodhi rreth orës 20:00 në qytetin gjerman, i cili është 20 milje nga kufiri me Holandën.
Dhjetëra zjarrfikës u dërguan në vendngjarje që po bëjnë të mundur shpëtimin e pasagjerëve. Një foto e postuar nga Departamenti i zjarrit në Meerbusch tregoi se treni i pasagjerëve kishte dalë nga shinat.



