Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, ka bërë publike një letër, me anë të së cilës i kërkon kryetarit Rama dhe sekretarit të Përgjithshëm, Ruçi, t’i vënë në dispozicion dokumentet që i kanë paraprirë shkarkimit të tij nga posti i sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin.
Kokëdhimës iu hoq ky post në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së më 23 dhjetor.
“Letra që u dërgova Ramës dhe Ruçit për disponim dokumentesh
Më 5 janar 2017 u kam dërguar këtë kërkesë zyrtare Edi Ramës, kryetar i PS-së dhe Gramoz Ruçit, Sekretar i Përgjithshëm, pas vendimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së për shkarkimin tim nga posti i Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin si dhe përjashtimin tim nga Asambleja”, shkruan Kokëdhima.



