Merkel nis bisedimet me Shulz për koalicionin (VIDEO)

Merkel nis bisedimet me Shulz për koalicionin (VIDEO)

Më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve të zhvilluara, Gjermania është ende pa një qeveri të re. Sipas BBC ka nisur një raund bisedimesh pesë-ditore që do të përfshijnë Kristian Demokratët e Merkel me partitë simotra Bashkimi Kristian Social dhe Social Demokratët. Shumë analistë e shohin këtë si shansin e saj të fundit për të formuar një koalicion të qëndrueshëm.

Por, pse ka ende bllokim?

Socialdemokratët e qendrës së majtë kanë qeverisur së bashku me partinë e qendrës së djathtë të kancelares për tetë vitet e fundit. Por, pas një rezultati të dobët historik në shtator, kreu i socialdemokratëve, Martin Schulz u zotua të qëndrojë me partinë e tij në opozitë. Presioni është ngritur në partinë socialdemokrate që nga nëntori, kur zonja Merkel dështoi të ndërtonte një koalicion me Frontin liberal dhe të Gjelbrit.

Kancelarja tani duhet të bindë udhëheqësit socialdemokratë që ata kanë qëllime të mjaftueshme të përbashkëta për të filluar negociatat zyrtare dhe krijimin e koalicionit deri në mars ose prill.

Ndërsa mbërriti në tryezën e bisedimeve, zonja Merkel tha se ishte optimiste se mund të arrihej një marrëveshje. Ndërkohë, Schulz tha se nuk do të tërheqë asnjë vijë të kuqe dhe se "kohët e reja kërkojnë një politikë të re".

A do të jetë ky shansi i fundit i Merkel për të formuar një qeveri?

Aleatët e Bashkimit Evropian, si Franca, e shohin Gjermaninë një shtyllë të stabilitetit në bllok dhe do të shpresojnë që znj. Merkel të ketë sukses. Megjithatë, sipas një sondazhi të së dielës, një në tre votues mendonin se bisedimet e së dielës do të dështonin, ndonëse 54% thanë se një "koalicion i madh" i ringjallur i partive të mëdha do të ishte pozitiv për Gjermaninë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy