
“Ne do të punojmë gjithmonë së bashku me BE-në dhe NATO-n. Nuk ka paqe pa drejtësi”.
Kështu deklaroi ministri i ri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani gjatë eventit “Il grido della pace”.
Ndërkaq, mediat italiane duke cituar burime nga Elysse bëjnë me dije se Presidenti Macron pritet të ketë një takim me kryeministren e re të Italisë, Giorgia Meloni. Macron ndodhet aktualisht në një vizitë zyrtare në Itali.
Giorgia Meloni u betua si gruaja e parë kryeministre e Italisë, duke i dhënë vendit qeverinë e saj më të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore. Megjithatë duket se orientimi euroatlantik i Italisë nuk do të ndryshojë.



