Patatet e skuqura rrisin rrezikun e diabetit

Patatet e skuqura rrisin rrezikun e diabetit

Tre racione patate të skuqura në javë e shtojnë rrezikun e diabetit të tipit 2 me 20%.

 

Për më tepër, epidemiologët kanë vlerësuar se, ndërsa patatet e pjekura, të ziera ose pureja nuk lidhen me diabetin, zëvendësimi i tyre me drithëra të plota mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2 me 4%.

 

Kjo sipas një studimi të botuar në “British Journal of Medicine” dhe të kryer nga epidemiologë në Shkollën e Shëndetit Publik Harvard T.H. Chan në Boston.

 

Hulumtuesit shqyrtuan dietën dhe rezultatet e lidhura me diabetin e 205 107 burrave dhe grave. Për më shumë se 30 vjet, pjesëmarrësit plotësuan pyetësorë të rregullt ushqimorë, duke treguar frekuencën me të cilën konsumonin ushqime të caktuara, duke përfshirë patate të skuqura, patate të pjekura, të ziera ose pure patatesh dhe drithëra të plota. Ata gjithashtu raportuan çdo diagnozë të re të sëmundjeve, duke përfshirë diabetin e tipit 2, si dhe informacion mbi faktorë të tjerë me ndikim në shëndet, stilin e jetës dhe demografinë. Gjatë periudhës së studimit, 22 299 pjesëmarrës zhvilluan diabet të tipit 2. Rezultatet treguan se zëvendësimi i patateve të skuqura me drithëra të plota mund të zvogëlojë rrezikun deri në 19%. Në analiza të veçanta që përfshinin mbi 500 000 pjesëmarrës dhe 43 000 diagnoza të diabetit të tipit 2, të shpërndara në katër kontinente, studiuesit morën rezultate në përputhje me ato të studimit të tyre. 

 

"Mesazhi i shëndetit publik është i thjeshtë dhe i fuqishëm: ndryshimet e vogla në dietën e përditshme mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në rrezikun e diabetit të tipit 2; kufizimi i konsumit të patateve, veçanërisht patateve të skuqura, dhe zgjedhja e burimeve të shëndetshme të karbohidrateve me drithëra të plota mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut në popullatë", thonë autorët e studimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy