NATO: Të sigurohemi që lufta të mos përshkallëzohet përtej Ukrainës

NATO: Të sigurohemi që lufta të mos përshkallëzohet përtej Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një komunikim me gazetarët përpara vizitës së Joe Biden thotë se pushtimi rus i Ukrainës është brutal dhe vuajtjet njerëzore janë të tmerrshme për t'u parë.

"Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka mundemi për të mbështetur Ukrainën," thotë Stoltenberg, por NATO ka një "përgjegjësi" për të siguruar që lufta të mos përshkallëzohet përtej Ukrainës, shton ai.

Më tej ai shtoi se anëtarët e NATO-s përballen me një mjedis të ndryshuar rrënjësisht të sigurisë, ku qeveritë autoritare janë të përgatitura të përdorin forcën.

"Unë pres që ne të trajtojmë rolin e Kinës në këtë krizë", tha ai.

Kina i ka ofruar Rusisë mbështetje politike, duke përfshirë përhapjen e "gënjeshtrave dhe dezinformatave flagrante".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy