Shqipëria, ekonomia e 122 në botë/ Buxhuku: Parashikimi i studimit i zymtë, politikat kanë shkatërruar ekonominë e vendit

Shqipëria, ekonomia e 122 në botë/ Buxhuku: Parashikimi i studimit i zymtë, politikat kanë shkatërruar ekonominë e vendit

Gjergj Buxhuku, administrator, Konfindustria në studion e ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me raportin e Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Biznesi, ku Shqipëria është renditur në vendin e 122.

Ai tha se këto vlerësime nuk mund të merren 100% të sakta, sepse nëse kjo do të ndodhte atëherë vendi ynë pas disa vitesh do të renditej nga 122 në 128. Sipas tij, parashikimi i studimit është i zymtë, prandaj duhet të ndërtojmë demokracinë shqiptare funksionale që të  kemi potencialet për t’u bërë vend i zhvilluar.

Së pari këto janë vlerësime që kanë probabilitetin e tyre brenda, dhe nuk mund të merren të sakta 100%. Së dyti nëse do ta pranojmë të mirëqenë një vlerësim të tillë, ajo që parashikohet në të ardhmen është se pas disa vitesh ne do të renditemi nga 122 në 128. Pra vetë studimi e ka brenda përgjigjen e pyetjes për perspektivën jo shpresëdhënëse të ekonomisë së Shqipërisë. Këto parashikime bëhen duke pasur parasysh një sërë treguesish, qoftë politik apo ekonomik, rreziqet e ndryshme që mund të vijnë si dhe importet që vijnë nga tregjet e jashtme. Unë mund të them se në fakt nqs do kemi këtë strukturë ekonomike dhe këtë sistem politiko-ekonomik unë them se parashikimi është i zymtë, që renditja në vendin e 128 ka mundësi të ndodhë nëse ne nuk rregullojmë në tërësi mënyrën se si operon vendimmarrja politike në Shqipëri. Pra ne duhet të ndërtojmë demokracinë shqiptare funksionale që të  kemi potencialet për t’u bërë vend i zhvilluar, një vend që të jemi në progres.

Më tej, Buxhuku shtoi se politikat kanë shkatërruar ekonominë e vendit dhe se krizat ndërkombëtare po i trajtojmë si e keqja më e madhe. Sipas tij, ekonomia karakterizohet nga monopolet, ku mungon konkurrenca, dhe ekonomia e tregur ka mbetur qvetwm nw letwr.

Këto janë parashikime dhe dua të them se ndikimi i politikave dhe rrymave që prodhohen në tregje të e mëdha ka ndikim në Shqipëri por është i parëndësishëm përpara këtyre krizave që kemi brenda. Krizat ndërkombëtare nuk janë shkaktare të problematikave të vërteta që ne kemi, krizat që prodhohen dhe pasojat që ato transmetohen tek ne pastaj janë të dorës së dytë. Ato krijojnë një element pozitiv oportunitete, mjafton të them faktin që nëse Shqipëria sot do të kishte një pavarësi relative në karburante sepse ne i kemi këto rezerva, nqs do kishim një sistem energjetik ne do të ishim shumë pak të ndjeshëm nga tregjet ndërkombëtare. Së treti nëse do i kishim të gjithë elementët e përshtatshëm, të krijonim një terren të përshtatshëm ne mund të thithnim investime në këtë kohë krize. E keqja jonë vjen që këto mundësi të brendshme ne nuk kemi mundur dot ti përkthejmë në elementë të qëndrueshëm ekonomik. Vë re një tentativë politike që krizat ndërkombëtare politika mundohet ti trajtojë në një formë të tillë që ato janë e keqja e madhe, i përdorim si alibi krizat ndërkombëtare ndërkohë që dështimin e madh e kemi nga përbrenda. Tek ne mungon ekonomia e tregut, dhe kjo ul shumë eficencën e burimeve. Ekonomia karakterizohet nga monopolet, nuk ka konkurrencë. Ne kemi instaluar sistemin e monopoleve nga tregu i lirë që pretendojmë, ne kemi monopolet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy