
Të paktën 40 trupa kanë dalë në brigjet e lumit Ganges në Indinë veriore raportojnë mediat ndërkombëtare.
Ngjarja ndodhi afër kufirit mes shteteve të Bihar dhe Uttar Pradesh, ndërsa ende nuk është e qartë se si trupat përfunduan atje. Sipas mediave në Indi supozohet se ato janë viktima të koronavirusit, që vijon të bëjë kërdinë në këtë shtet.
Raportime të tjera thonë se janë gjetur të paktën 100 trupa në lumë, ndërsa gjendja e tyre referon se ata mund të kenë qenë në lumë për disa ditë.
"Ekziston një mundësi që këto trupa të kenë dalë nga Uttar Pradesh," i tha BBC një zyrtar lokal, Ashok Kumar pasi mori në pyetje banorët lokalë.



