Muço: Rritja e çmimit të karburantit ‘gropos’ bizneset, qeveria duhet të ulë taksat (VIDEO)

Muço: Rritja e çmimit të karburantit ‘gropos’ bizneset, qeveria duhet të ulë taksat (VIDEO)

Rritja e çmimit të karburanteve në vend po ushtron presion të drejtpërdrejtë mbi bizneset e vogla dhe të mesme, duke rritur kostot e operimit dhe duke rrezikuar një zinxhir të ri shtrenjtimi për konsumatorët.

 

I ftuar në ‘MCN Informacion’, kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Bujar Muço, theksoi se ndikimi i kësaj krize është i menjëhershëm dhe i pashmangshëm për ekonominë në tërësi. Sipas tij, karburanti mbetet elementi kryesor që prek çdo sektor.

 

Karburanti është gjaku i ekonomisë në të gjitha fushat dhe rritja e çmimeve ka qenë e menjëhershme. Kjo situatë po prek drejtpërdrejt bizneset e vogla dhe të mesme, por edhe të gjithë sektorët e tjerë.

 

Ai nënvizoi se Shqipëria ka pasur prej kohësh çmime më të larta se vendet e rajonit dhe Bashkimit Europian, ndërsa kriza aktuale e ka përkeqësuar më tej situatën. Sipas tij, një nga problemet kryesore mbeten taksat e larta mbi karburantin.

 

Sot në një litër karburant ngarkohen deri në 1300 lekë të vjetra taksa që i merr drejtpërdrejt qeveria. Kjo e rëndon edhe më shumë situatën dhe e bën të domosdoshme ndërhyrjen e saj.

 

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm i ka kërkuar qeverisë përgjysmimin e taksave për të zbutur krizën, si dhe ndërhyrje të drejtpërdrejtë në akcizë dhe në politikat fiskale gjatë kësaj periudhe kritike.

 

Muço paralajmëroi se rritja e çmimit të karburantit po reflektohet në mënyrë zinxhir në të gjitha produktet dhe shërbimet, duke prekur jo vetëm bizneset, por edhe qytetarët.

 

Ne nuk duam të rrisim çmimet, por jemi të detyruar. Çdo rritje e karburantit sjell automatikisht rritje të tjera në ekonomi.

 

Sa i përket Bordit të Transparencës, Muço u shpreh skeptik për efektivitetin e tij, duke kujtuar se edhe gjatë pandemisë nuk ka dhënë rezultatet e pritshme. 

 

Ai shtoi se mungesa e përfshirjes së grupeve të interesit dhe transparencës e bën këtë mekanizëm joefektiv.

 

Në fund, ai kërkoi mbështetje të veçantë për sektorët më të prekur, veçanërisht fermerët, përmes subvencioneve, në mënyrë që të përballojnë rritjen e kostove.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy